Ministri Maqedonci takon komandantin shqiptar të marinës amerikane USS Pearl Harbor
Drejtat Autoriale
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Ministri Maqedonci takon komandantin shqiptar të marinës amerikane USS Pearl Harbor
Ministri Maqedonci1234
31/03/2026 - 18:27
Linku u kopjua

Ministri i Mbrotjes i Kosovës  Ejup Maqedonci, së bashku me zëvendësministrat e Mbrojtjes, Gegë Lleshin dhe Enis Kervan, sot u takuan me komandantin e anijes amfibe zbarkuese USS Pearl Harbor, Alban Dervishi, oficer i Forcave Detare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës me prejardhje shqiptare.

Gjatë takimit, ministri Maqedonci vlerësoi lart përkushtimin, profesionalizmin dhe suksesin e komandant Dervishit, duke theksuar se ai përfaqëson një shembull të fuqishëm të rolit gjithnjë në rritje të shqiptaro-amerikanëve në institucionet e sigurisë dhe mbrojtjes së SHBA-së.

Nga ana e tij, komandant Alban Dervishi u shpreh se ndihet i nderuar për vizitën në Kosovë, duke vlerësuar arritjet e vendit, veçanërisht në zhvillimin dhe avancimin e sistemit të mbrojtjes.

Ministri Maqedonci e falënderoi për vizitën dhe ritheksoi mirënjohjen e Kosovës për mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke theksuar se SHBA-ja mbetet aleati strategjik dhe i pazëvendësueshëm i vendit.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026