Ministri Krasniqi: Me hapjen e Urës së Ibrit përfitojnë të gjithë
Lexohet për: 2 min.
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi deklaron se nuk ka ndryshuar qëndrimi i Qeverisë së Kosovës sa i përket çështjes së Urës së Ibrit. Ai ka thënë se ka nevojë për më shumë bashkëpunim ndëretnik dhe jo për ndarje. Ndërsa shton se urat janë për t’i bashkuar qytetarët dhe jo për t’i ndarë ata.

Megjithëse nuk jep ndonjë datë se kur mund të hapet kjo urë, thotë se hapja e saj do të ishte në interes të të gjithë qytetarëve të Kosovës.

“Unë e kam parë edhe si ministër që është bërë publike një deklaratë nga zyra e kryeministrit, pas takimit që ka pas me ambasadorin e BE-së, dhe ambasadorë e QUINT-it dhe ku është diskutuar kjo çështje. Krejt çfarë mund të them, është qëndrimi jonë i vjetër që liria e lëvizjes nuk duhet të ketë përkufizime në asnjë aspekt, as në territorin e Republikës së Kosovës, por edhe më gjerë. Urat janë për t’i bashkuar qytetarët e qytetit dhe jo për t’i ndarë. Ky parim vlen edhe për urën në fjalë, besoj se kemi nevojë për bashkëpunim ndëretnik më shumë dhe jo për ndarje...Koncepti i lirisë së lëvizjes së qytetarëve është ai i cili duhet të na udhëheq dhe secila mundësi që qytetarët të komunikojnë është e mirëseardhur. E gjitha që ka rëndësi është kjo, përfitojnë të gjithë”, thotë Krasniqi.

Ndërkaq, sa i përket vendimit të BE-së për heqjen e vizave për pasaportat ilegale serbe për serbët e Kosovës, Krasniqi shprehet se kjo nuk ndikon aspak mirë as në integrimin e komuniteti serb.

Ministri Krasniqi ka ritheksuar se reagimet e opozitës lidhur me kontratat njëburimore ndaj kësaj ministrie nuk qëndrojnë, pasi siç thotë ai, nuk ka asnjë kontratë një burimore në MAPL.

Ai ka treguar edhe për investimet që kanë realizuar në të mirën e komunave të vendit.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024