Ministri i Jashtëm i Kroacisë sonte dhe nesër në Kosovë
Lexohet për: 1 min.
fsdf
1 vit më parë
Linku u kopjua

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, mirëpret sonte në Kosovë, ministrin e Punëve të Jashtme të Kroacisë,  Gordan Grlic Radman, në Aeroportin Ndërkombëtar ‘Adem Jashari’ në Prishtinë.

Sipas një njoftimi të Ministrisë së Punëve të Jashtme, nesër (e martë) të dy homologët do të zhvillojnë takim bilateral në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ku edhe do të mbajnë konferencën e përbashkët për media.

Gordan Grlic Radman sonte do të pritet në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, Prishtinë, në orën 22:45. Kurse, takimi i nesërm në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, do të nis në orën 08:30.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024