Ministri i Jashtëm, George Gerapetritis, ka përsëritur se politika e jashtme greke në Lindjen e Mesme është një politikë parimore, e së drejtës ndërkombëtare dhe interesit kombëtar, në një intervistë për gazetën e së dielës VIMA. Greqia ka një kapital shumë të rëndësishëm ndërkombëtar.
“Është fituar me qëndrimin konsistent, të sinqertë dhe të pandarë që kemi ndjekur vitet e fundit dhe kjo është arsyeja pse ne mund të jemi bashkëbisedues të besueshëm jo vetëm për vendet e rajonit, por për të gjitha qeveritë dhe organizatat ndërkombëtare dhe kjo është ajo që ne do të vazhdojmë të bëjmë. Pozicioni ynë është i njëjtë dhe në Ukrainë dhe në Lindjen e Mesme. Është një qëndrim parimor. Ne jemi kundër çdo agresiviteti dhe çdo revizionizmi", tha ai.
Duke folur për krizën në Lindjen e Mesme, Gerapetritis vuri në dukje se që në momentin e parë Greqia mbajti një qëndrim të qartë se "çdo veprim terrorist, çdo veprim i dhunshëm çdo trajtim çnjerëzor duhet të dënohet nga të gjithë dhe tërësisht”.
“Ne gjithashtu thamë se civilët duhet të mbrohen dhe duhet të krijohen kanale humanitare në mënyrë që ndihma humanitare të hyjë në Gaza dhe njerëzit të kenë qasje në produktet thelbësore”, shtoi ai.
Ushtria izraelite ka rrëzuar një dron në Liban - KosovaPress