Ministri grek: E kemi për detyrë të vazhdojmë luftimin e trafikimit të qenieve njerëzore
Lexohet për: 2 min.
9 muaj më parë
Linku u kopjua

Ne kemi për detyrë të vazhdojmë luftën tonë kundër trafikimit të qenieve njerëzore dhe të sigurojmë rrugë ligjore për migrimin, deklaroi sot ministri i Migracionit dhe Azilit Dimitris Kairidis, në ceremoninë e dorëzimit të Presidencës së Qendrës Ndërkombëtare për Zhvillimin e Politikave të Migracionit (ICMPD) nga shteti i Turqisë te Greqia.

Kairidis deklaroi se Greqia do të merr presidencën e ICMPD në një moment shumë vendimtar, kur mjedisi ndërkombëtar po goditet vazhdimisht nga kriza të reja.

Ai vuri në dukje se përpjekjet për çrrënjosjen e trafikimit të paligjshëm duhet të vazhdojnë, në bashkëpunim si me vendet evropiane, ashtu edhe me vendet e origjinës dhe transitit të migrantëve, duke garantuar gjithashtu se ka rrugë ligjore për migracionin, të cilat bazohen në nevojat e ekonomive evropiane.

"Kjo është ajo që mbron politika greke e migracionit dhe ky është roli dhe "slogani" i Presidencës greke. Ne besojmë në një politikë të zgjidhjeve evropiane të bazuara në vlerat evropiane dhe interesat e përbashkëta evropiane,” tha ai.

Një ngjarje për këtë rast po zhvillohet të mërkurën në Residence Palace në Bruksel me temën "Një qasje holistike për marrëdhëniet e balancuara të migracionit", me folës që përfshijnë nënpresidentin e Komisionit Evropian Margaritis Schinas, komisioneren e BE-së për Çështjet Evropiane Ylva Johansson. dhe Kairidis./ANA-MPA

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024