Ministri Gashani viziton Brezovicën për projektin “Drejt Malit”
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Ministri Gashani viziton Brezovicën për projektin “Drejt Malit”
GASHANI
16/03/2026 - 17:14
Linku u kopjua

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Blerim Gashani, i shoqëruar nga zëvendësministrja Daulina Osmani, vizituan sot qendrën e skijimit në Brezovicë për të ndjekur aktivitetet e projektit “Drejt Malit”.

Gjatë vizitës, ata panë nga afër garat e skijimit të nxënësve, të cilët treguan përkushtim dhe rezultate të larta në këtë disiplinë sportive dimërore.

Në përmbyllje të aktiviteteve, ministri Gashani ndau mirënjohje për nxënësit më të dalluar dhe vlerësoi rëndësinë e këtij programi për rininë. Ai i inkurajoi pjesëmarrësit që të vazhdojnë me të njëjtin vullnet si në aktivitete sportive, ashtu edhe në arritjet e tyre akademike.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026