Ministri Çeku: Flamuri ynë përsëri i pari
Lexohet për: 1 min.
900x600 gara
1 vit më parë
Linku u kopjua

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka uruar xhudisten, Distria Krasniqi pas fitores që ka arritur kundër hungareze, Reka Pupp, duke fituar medaljen e artë në Grand Slam Paris 2023.

Ministri Çeku ka vlerësuar se sportistet tona, me angazhimin e tyre po japin shembull për fëmijët e të rinjtë e vendit.

Ai përmes një postimi në rrjetin social facebook iu ka uruar shumë suksese xhudisteve të tjera në këtë garë që po zhvillohet në Paris të Frances.

Në rrugëtimin e saj deri te medalja e artë, Distria raundin e parë e kaloi pa luftë, kurse në të dytin e mposhti spanjollen, Marina Diez Castello.

Krasniqi e vazhdoi edhe më tej formën fantastike, ku në çerekfinale fitoi kundër mongoles Sosorbaram Lkhagvasuren, kurse në gjysmëfinale e mposhti francezen, Amandine Buchard.

Në finale, Distria Krasniqi e mposhti xhudisten nga Hungaria, Reka Pupp vetëm për ta fituar medaljen e artë në këtë turne.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024