Ministri Aliu viziton kryetarin e Leposaviqit, protestuesit e gjuajnë me ngjyrë dhe vezë
Lexohet për: 1 min.
aliuuu
1 vit më parë
Linku u kopjua

Ministri Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturor, Liburn Aliu ka vizituar komunën e Leposaviqit, ku është pritur nga kryetari, Lulëzim Hetemi.

Vizita e ministrit Aliu ka ndodhur të martën në mëngjes, por derisa ka dalë nga objekti i komunës, protestuesit kanë hedhur vezë dhe ngjyrë në drejtim të veturës së ministrit, raporton KosovaPress.

Ministri Aliu kishte provuar edhe javën e kaluar që të bënte një vizitë të tillë Leposaviq, por që vet ministri ka thënë se nuk ishte e mundur të bëhej vizita pasi që Policia e Kosovës e kishte udhëzuar që të kthehej pas.

Ndërkohë, Aliu i pati quajtur të pavërteta edhe lajmet se KFOR-i e ndaloi ta takoi kryetarin e Leposaviqit.

https://kosovapress.com/admin/aliu-te-paverteta-lajmet-se-kfor-i-me-ndaloj-ta-takoj-kryetarin-e-leposaviqit/
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025