Me debate mes opozitës dhe pozitës është përcjellur mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrje e Financave Publike, ku i ftuar ka qenë për raportim ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, por i njëjti nuk ka marrë pjesë në komision.
Opozita ka kërkuar që raporti i auditimit të performancës "Prokurimet e negociuara pa publikim të njoftimit për kontratë në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në vitin 2021”, të shqyrtohet në seancë plenare, por një gjë të tillë e ka kundërshtuar Lëvizja Vetëvendosje.
"Janë 27 persona staf politikë, janë dy ministra. Maksimumi i stafit që lejohet janë 17. Sot nuk e gjen asnjëri prej tyre të vjen të përballen me të gjeturat e Zyrës së Auditorit", deklaroi ajo.
Deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa tha se ministri Liburn Aliu po ikë nga kjo situatë për shkak të gjetjeve të raportit.
Deputeti Halil Thaqi tha se nuk do ta votojë këtë raport, për çka tha se pa diskutimin e ministrit, nuk duhet të dërgohet në seancë.
Më pas ka reaguar deputetja, Abana Bytyqi, për çka tha se i njëjti po heziton ta votojë ketë raport për shkak të "dallavereve".
Kurse, deputetja Bytyçi i tha se "Ti pikë të dobët e ke KEK-un. 100 mijë dallavere i keni bërë qe tri vjet".