Ministrat e Jashtëm të BE-së do të marrin 'vendim të rëndësishëm' për stërvitjen ushtarake në Ukrainë
Lexohet për: 1 min.
BE
2 vite më parë
Linku u kopjua

Ministrat e Jashtëm të BE-së pritet të japin dritën jeshile për një mision trajnimi ushtarak ukrainas në një takim të hënën në Bruksel.

Ministrat do të marrin "një vendim të rëndësishëm" në lidhje me nisjen e një misioni stërvitor për rreth 15,000 ushtarë ukrainas, u tha gazetarëve shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell.

Duke përshëndetur tërheqjen e Rusisë nga Khersoni si "lajm shumë i mirë", ai theksoi nevojën që komuniteti ndërkombëtar të vazhdojë të mbështesë Ukrainën.

Për mundësinë e sanksioneve të reja kundër Rusisë, Borrell tha se nuk ka masa të tilla në agjendën e menjëhershme të bllokut.

Situata në Ballkanin Perëndimor dhe Iran do të diskutohet gjithashtu në takimin e ministrave të jashtëm të BE-së, shtoi ai.

Sipas Borrell, Ukraina do të jetë fokusi kryesor gjatë takimit të së martës të ministrave të mbrojtjes të BE-së./AA

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024