Minimi i masave shkëmbore, në këtë rrugë nesër ndërpritet qarkullimi i trafikut
Lajme
Lexohet për: 1 min.
kujdes-punimett
2 ditë më parë
Linku u kopjua

Nga udhëkryqi i Gjakovës në Klinë e deri të ai i rrugës për Gjurgjevik do të ketë ndërprerje të qarkullimit të trafikut nga ora 15:00 të enjten. Ministria e Infrastrukturës njoftoi se kjo do të ndodh për shkak se në trasenë e zgjerimit të rrugës Nacionale N9, Segmenti Kijevë-Dollc LOT-3 “do të realizohet minimi Nr.7 i masave shkëmbore nga ana e majtë e rrugës”.

“Me këtë rast do të bëhet ndërprerja e qarkullimit të trafikut nga udhëkryqi i Gjakovës në Klinë e deri te udhëkryqi i rrugës për Gjurgjevik. Ndërprerja e trafikut do të bëhet në intervalin kohor: 15.00 deri në pastrimin e rrugës”, thuhet në njoftim./KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025