Millosh Vuçeviq mandatar për Qeverinë e re të Serbisë
Lexohet për: 2 min.
​Millosh Vuçeviq
9 muaj më parë
Linku u kopjua

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i ka propozuar Kuvendit kandidatin për kryeministër Millosh Vuçeviq (50), aktualisht ministër i Mbrojtjes. Ai në këtë post do të pasojë Ana Bërnabiq, e cila ka kaluar në pozitën e kryetares së Kuvendit. Vuçeviq ushtron profesionin e avokatit që nga viti 1999 në zyrën e avokatisë familjare. Ai u zgjodh kryetar i komunës së Novi Sadit në shtator të vitit 2012, pas së cilës pushoi së punuari si avokat. Ka qenë anëtar i Bordit Drejtues të Aleancës Kombëtare për Zhvillimin Ekonomik Lokal (NALED) nga viti 2015 deri 2016.

Pas zgjedhjeve lokale 2016, ai u zgjodh kryetar i komunës së Novi Sadit për mandatin e dytë radhazi, ndërsa në vitin 2020 u zgjodh kryetar komune për herë të tretë, gjë që ndodhi për herë të parë në historinë e qytetit. Pas zgjedhjeve parlamentare 2022, ai u zgjodh zëvendëskryeministër dhe ministër i Mbrojtjes. Ai është kryetar i Komitetit të Qytetit të Partisë Progresive Serbe të Novi Sadit. Ai u zgjodh kryetar i Komitetit të Qytetit të Partisë Përparimtare Serbe në Novi Sad në zgjedhjet brenda partisë në nivel lokal të mbajtura më 2011 dhe 2017. Më 27 maj 2023 u zgjodh kryetar i Partisë Përparimtare Serbe. Afati për formimin e Qeverisë së Serbisë është 90 ditë nga data e konstituimit të Kuvendit. Nëse parlamenti brenda kësaj periudhe nuk e zgjedh qeverinë ose nuk e zgjedh qeverinë e re brenda 30 ditëve nga dita e mbarimit të mandatit të qeverisë së mëparshme, presidenti është i detyruar të shpërndajë Kuvendin Kombëtar. Kjo mbledhje e Kuvendit të Serbisë është konstituuar më 6 shkurt, me verifikimin e mandatit të deputetëve të rinj, kështu që 6 maji është afati i fundit për zgjedhjen e Qeverisë së re të Serbisë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025