Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Matthew Miller, ka folur në një konferencë për media edhe mbi zgjedhjet e fundit parlamentare në Serbi, të cilat janë kritikuar për parregullsi nga OSBE-ja.
Ai ka thënë se SHBA ka shqyrtuar konkluzionet paraprake të misionit të vëzhgimit të zgjedhjeve të OSBE-së mbi zgjedhjet e së dielës.
“Kemi vërejtur se ata vërtet thanë se zgjedhjet e 17 dhjetorit u ofruan votuesve një zgjedhje të alternativave politike, por ata gjetën gjithashtu se zgjedhjet u dëmtuan nga mangësi të shumta procedurale, presione ndaj punonjësve publikë dhe keqpërdorim të burimeve publike, dhe se këta faktorët, së bashku me avantazhet sistematike të partisë në pushtet, krijojnë kushte të padrejta. Kështu që ne do t'i bëjmë thirrje Serbisë që të punojë me OSBE-në për të adresuar këto shqetësime”, ka thënë ai.
I pyetur se si do të ndikojnë parregullsitë zgjedhore të 17 dhjetorit në marrëdhëniet e SHBA-së me Beogradin zyrtar, Miller tha se nuk dëshiron të jep një koment specifik lidhur mbi këtë çështje, porse Serbia duhet të de-përshkallëzojë tensionet dhe t’i kthehet dialogut me Kosovën, me ndërmjetësimin e BE-së.