Milani në prag të goditjes së fuqishme në merkato
Lexohet për: 2 min.
16-Milani
6 muaj më parë
Linku u kopjua

Raporte të shumta në Itali thonë se Milani ka rënë dakord për kushtet personale me sulmuesin e Bolonjës, Joshua Zirkzee, kështu që e vetmja çështje e mbetur është komisioni i kërkuar nga agjenti i tij, ndërsa Arsenali dhe Manchester United popresin.

Qendërsulmuesi ka një klauzolë lirimi prej 40 milionë euro në kontratën e tij, kështu që nuk ka nevojë për negociata me “Rossoblutë”, pasi çmimi është i qartë për të gjithë. Bëhet fjalë vetëm për zgjidhjen e kushteve personale dhe komisionin për agjentin Kia Joorabchian.

Sipas “Calciomercato” dhe “Sportitalia”, Milani tashmë ka zgjidhur një nga këto probleme duke rënë dakord për një kontratë me vlerë 4 milionë euro në sezon. Joorabchian fillimisht kishte kërkuar një komision me vlerë 15 milionë euro, në thelb një shpërblim për marrjen e klauzolës së lirimit prej 40 milionë eurosh të shkruar në marrëveshjen me Bolonjan kur u transferua nga Bayern Munich.

Milani po përpiqet ta zvogëlojë atë në 10 milionë euro komision dhe bisedimet po vazhdojnë në Londër me drejtorin Geoffrey Moncada.

“Sky Sports UK” raporton se Arsenali dhe Manchester United janë duke pritur për të parë se çfarë do të ndodhë, por me ritmin me të cilin kuqezinjtë po punojnë për këtë, mund të jetë tepër vonë për ta që të ndalojnë Zirkzeen të shkojë në San Siro këtë verë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024