“Sky Sport Italia” pretendon se Chelsea nuk do të pranojë më pak se 43 milionë euro për Romelu Lukakun, por Milani dhe Napoli shpresojnë që çmimi i sulmuesit të ulet gjatë verës.
Lukaku është shfaqur si një objektiv për Milanin dhe Napolin, por ndërsa kuqezinjtë tashmë mund të investojnë në një qendërsulmues të ri, Napoli duhet të shesë Victor Osimhen për t'i lënë vend sulmuesit belg, raporton KosovaPress.
Kishte raporte se Chelsea do ta shiste Lukakun për 30 milionë euro, por sipas “Sky Italia”, çmimi i sulmuesit është ende rreth 40 milionë euro. Praktikisht, Chelsea ende kërkon të gjithë klauzolën prej 43 milionë eurosh për ta lënë Lukakun të largohet në verë.
“Sky” këmbëngul se as Napoli dhe as Milan nuk janë të gatshëm të paguajnë aq shumë, kështu që ata shpresojnë që kërkesat e Chelseat të ulen gjatë afatit kalimtar të verës.