Derbi i Milanit, i njohur si Derby della Madonnina, sheh AC Milanin dhe Interin të përballen në finalen e Superkupës së Italisë vetëm për herë të dytë, megjithëse ky do të jetë takimi i tyre i parë në Arabinë Saudite, duke i dhënë një dimension të ri këtij rivaliteti historik.
Milani po ndjek një hat-trick pasi ka fituar dy paraqitjet e fundit në Superkupë si kampionë në fuqi të Serie A, por ardhja e Interit si kampion aktual i kësaj gare ndoshta e komplikon këtë synim, raporton KosovaPress.
Në ndeshjen e fundit të zhvilluar në kampionatin italian, Milani barazoi 2:2 me Leccen, kurse Interi e mposhti Veronan me rezultat minimal 1:0.
Sa i përket përballjes së sotme, mungesa të lojtarëve do të ketë te të dy skuadrat, ku për Milanin nuk do të paraqiten Ballo-Toure, Florenzi, Ibrahimovic, Krunic dhe Maignan, kurse te Interi mungojnë Brozovic, Dalbert dhe Handanovic.
Formacionet e mundshme të dy skuadrave i gjeni më poshtë.
AC Milan (4-2-3-1): Tatarusanu; Calabria, Tomori, Kjaer, Hernandez; Bennacer, Tonali; Saelemaekers, Diaz, Leao; Giroud