Milani, Interi, Bologna dhe Salernitana kanë marrë gjoba pas raundit të 24 të ndeshjeve në Serie A, ashtu sikurse trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, por dyshja e “Nerazzurëve”, Simone Inzaghi dhe Francesco Acerbi i kanë shpëtuar gjobave, pavarësisht spekulimeve që ata do të jenë nën hetime pas fitores 4:2 kundër Romas.
Milani u ndëshkua më rëndë nga Serie A, duke marrë një gjobë prej 8 mijë eurosh për thirrjet fyese ndaj arbitrit dhe mbështetësve kundërshtarë, raporton KosovaPress.
Nëntë lojtarë janë suspenduar për arsye të ndryshme pas ndeshjeve të raundit të 24-të të Serie A.
Ata janë Simone Aresti i Cagliarit, Domagoj Brradaric i Salernitana, Lucas Martinez Quatra i Fiorentinës, Juan Jesus i Napolit, Matias Vecino i Lazios, mbrojtësi Alessio Romagnoli dhe Simone në Frosinone, plus Gleison Bremer i Juventusit.
Allegri shmangu një pezullim, por u dha një paralajmërim zyrtar nga gjyqtari sportiv. Ndihmësi i tij Simone Folletti është suspenduar me një ndeshje.