Milan arrin fitore me përmbysje në një lojë të çmendur
Futbollistët e Milan mposhtën si mysafirë skuadrën Frosinone me rezultat 3:2, në kuadër të xhiros së 23-të të Serie A.
Dueli ishte plot kthesa, Giroud (17) kaloi Milan në epërsi, Soule (24) barazoi nga penalltia dhe në mesin e vazhdimit Mazzitelli (65) shënoi për të kaluar Frosinone në avantazh. Megjithatë, Gabbia (72) dhe Joviq (81) krijuan kthesën përfundimtare.
Milan renditet në pozitën e tretë me 49 pikë, Juventusi është i dyti me 53 pikë, me një ndeshje më pak të zhvilluar, ndërsa prin Inter me 54 pikë, por me dy ndeshje më pak të zhvilluara. Frosinone renditet në pozitën e 14-të me 23 pikë.
Ndryshe, nesër zhvillohet derbi i madh Inter-Juventus në Milano, duke filluar nga ora 20:45.