Mikuriya: Dëshirojmë me parë ekonominë kosovare në një tregti më globale
Biznes
Lexohet për: 2 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Sekretari Gjeneral i Organizatës Botërore të Doganave (OBD), Kunio Mikuriya ka thënë se kjo organizatë është e interesuar për të parë ekonominë kosovare në një tregti më globale dhe në sistemin e doganave botërore.

Mikuriya në një konferencë të përbashkët me ministrin e Financave, Hekuran Murati, theksoi se Dogana e Kosovës mund të ofrojë mbështetje më të madhe për Ndërmarrjet e Mesme dhe të Vogla dhe për zhvillimin ekonomik.

Ai tha se në vazhdimësi do ta monitorojnë progresin e Doganave në Kosovë për shkak siç tha ai do të rezultojë në të hyra dhe konkurrueshmëri më të madhe ekonomike.

"Ne po shikojmë se si të ofrojmë kapacitete mbështetëse për burimet njerëzore në dogana, e cila do mundësoj edhe më tutje përmirësimin e mjedisit biznesor. Doganat mund të ofrojnë mbështetje për Ndërmarrjet Mesme dhe të Vogla dhe për zhvillimin ekonomik. Ne kemi dëshirë me parë ekonominë kosovare në një tregti më globale dhe në sistemin e doganave përmes anëtarësimit dhe bashkëpunimit”, theksoi ai.

Ndërsa, ministri i Financave, Hekuran Murati theksoi se e ka njoftuar sekretarin Organizatës Botërore të Doganave (OBD), Mikuriya, për reformat që po bën shteti i Kosovës për në aspektin doganor.

Ai tha po ashtu se Kosova ka shënuar progres viteve të fundit në rritjen e inkasimit të të hyrave nga doganat, e po ashtu edhe për luftën kundër kontrabandës.

Kjo është hera e parë që një përfaqësues i OBD-së viziton Kosovën, që nga anëtarësimi i Kosovës në këtë organizatë në vitin 2017.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024