Mikullovci në komision: Kuvendi do të vendosë për mënyrën e mbylljes së AKP-së
Lexohet për: 1 min.
AKP Agjencia Kosovare e Privatizimit (1)
2 vite më parë
Linku u kopjua

Në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere ka raportuar kryesuesi i Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP) Nazmi Mikullovci për raportin vjetor financiar të kësaj agjencie për vitin 2021.

Ai theksoi se Zyra Kombëtare e Auditimit ka dhënë opinion të pamodifikuar për këtë raport. ZKA ka dhënë tri rekomandime për adresim, dy të reja e një të vjetër.

Derisa është pyetur nga deputetët për procesin e mbylljes së AKP-së, Mikullovci theksoi se tashmë ka një strategji, dhe Kuvendi do të vendosë për mënyrën e mbylljes së Agjencisë Kosovare të Privatizimit.

Ndërkaq, shqyrtimi i raportit vjetor financiar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për vitin 2021 dhe raporti vjetor financiar i KOSTT-it, për vitin 2021, është shtyrë për javën tjetër.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025