Mickoski nga VMRO-DPMNE: S’ka negociata me BDI për qeverinë e re
Lexohet për: 2 min.
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Kreu i VMRO-DPMNE-së, Kristian Mickoski, partia fituese e zgjedhjeve parlamentare në Maqedoninë e Veriut, paralajmëroi negociata me të gjitha partitë politike opozitare, edhe pse sipas tij kjo nuk nënkupton se të gjitha do të jenë pjesë e qeverisë së ardhshme. Mickoski me këtë rast la të kuptohet se pavarësisht numrit të mandateve që ka fituar BDI-ja, kjo e fundit nuk është në agjendën e VMRO-DPMNE-s. “Nuk do t’i përsëris gabimet që i ka bërë kjo qeveri e cila injoronte partitë tjera politike. Ne kemi për qëllim që të bisedojmë me të gjitha partitë politike opozitare. Por kjo nuk nënkupton se të gjitha do të jenë pjesë e qeverisë së ardhshme”, tha Mickoski. Komisioni Shtetëror Zgjedhor deri më tani ka numëruar 90.40 për qind të votave për zgjedhjet e sotme parlamentare në Maqedoninë e Veriut. Fronti Evropian ka 14.09 për qind ose 127.596 vota, ose aktualisht 18 mandate, ndërsa VLEN, ka 10.99 për qind ose 99.534 vota që i siguron aktualisht 13 ulëse. Diferenca në vota është 28.062. Prin koalicioni “Maqedonia jote- VMRO-DPMNE” me 43.09 për qind ose 390.345 vota që i sigurojnë aktualisht 59 mandate. Ndërsa koalicioni për të ardhmen evropiane -  LSDM ka 15.10 për qind ose 136.748 vota ose 19 mandate. Ndryshe, Bilall Kasami nga VLEN ka bërë të ditur se nesër nisin negociatat për qeverinë e re të Maqedonisë së Veriut ndërmjet VMRO DPMNE dhe koalicionit VLEN.  /AlsatMk

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024