Mickoski merr mandatin për kryeministër, ja kur formohet qeveria e re
Lexohet për: 2 min.
Hritian MIckoski
6 muaj më parë
Linku u kopjua

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski është mandatari i cili në 20 ditët e ardhshme duhet ta formojë qeverinë e re të Maqedonisë së Veriut.

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova, pasi ia dha mandatin, deklaroi se Mickoski ka mundësi serioze të formojë qeverinë.

“Gjatë konstituimit të Kuvendit, të rikujtoj se kryetari i Kuvendit u zgjodh me 76 vota “për”. Ky rezultat dhe bisedimet që vijojnë, më japin të drejtë, që të vlerësoj se lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski, ka mundësi serioze të formojë qeveri, gjegjësisht të marrë 61 vota”, deklaroi Davkova.

Nga ana tjetër, Mickoski deklaroi se së shpejti pritet që të formohet qeveria, konkretisht para afatit të parashikuar ligjor.

“Dua të paralajmëroj se prej sot, së shpejti do të formohet qeveria e re reformuese. Qeveria e cila do të ketë qëllimin dhe detyrën kryesore që të merret me reformat. T’i lëvizë proceset përpara. Të mos fundosemi si shtet dhe shoqëri në moçalin politik, grindjeve politike, por ta zhvillojmë shtetin tonë. Qytetarët e vendit të ndjehen mirë, të mos ketë qytetarë, të rendit të parë dhe të dytë, por të gjithë ne të jemi të barabartë”, tha Mickoski.

Mickoski, tha se qeveria mund të votohet që nesër, por sfidë do të jetë të sigurohet shumica e dy të tretave në Kuvend, e cila do të jetë e nevojshme për ristrukturimin e qeverisë dhe një sërë ligjesh të tjera reformuese.

“Realizimi dhe votimi në kuadër të Kuvendit mund të jetë që nesër, pasi siç është e strukturuar qeveria VMRO-DPMNE-ja ka 61 deputetë. Formalisht, ne mundemi të zgjedhim qeverinë e re që nesër. Duke i pasur parasysh bisedimet të cilat kanë mbaruar, koalicioni i cili është bërë. Atëherë mund të them se sfida jonë është që do të ketë shumicë prej dy të tretave në Kuvend”, tha Mickoski.

Mickoski brenda 20 ditëve duhet në Kuvend ta dorëzojë programin dhe përbërjen qeveritare. Gjatë kësaj periudhe, duhet të mbahet seanca kuvendore ku së paku 61 deputetë duhet të votojnë për formimin e qeverisë. /Alsat.mk

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024