MFPT arrin marrëveshje me USAID për krijimin e sistemit elektronik për përcjelljen e faturave
Biznes
Lexohet për: 2 min.
7 muaj më parë
Linku u kopjua

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati së bashku me Drejtoreshën e Projektit “Integriteti i Komunave të Kosovës", Maia Gogoladze nënshkruan sot marrëveshjen e mirëkuptimit për krijimin e sistemit elektronik për përcjelljen e faturave të dorëzuara nga operatorët ekonomikë tek organizatat buxhetore.

Në komunikatë thuhet se kjo marrëveshje e mirëkuptimit parasheh përmirësimin e shërbimeve publike duke krijuar një sistem elektronik përmes të cilit përcillen faturat në secilën hallkë të procedurës administrative përbrenda organizatave buxhetore, duke rritur kështu efikasitetin në shpenzimin e parasë publike dhe kontrollin e brendshëm financiar.  Gjithashtu, krijimi i një sistemi të tillë elektronik mundëson garantim të transparencës, si pjesë e reformës për digjitalizim dhe zvogëlim të barrës administrative.

“Në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes, Ministri Murati theksoi se “krijimi i sistemit elektronik do të zvogëlojë mundësitë për keqpërdorime dhe do të mundësojë një menaxhim më të mirë të financave publike përmes rritjes së transparencës"”, thuhet në njoftim.

Në këtë linjë, Drejtoresha e Projektit, Maia Gogoladze shprehu se “me këtë sistem do t’u mundësohet mbikëqyrësve institucional, por edhe operatorëve ekonomik, të shohin në kohë reale se në cilin hap të procesimit gjenden faturat, identifikon fytat e ngushtë në proces, dhe shmangë vonesat, gjë që dukshëm do të përmirësojë shërbimet ndaj operatorëve ekonomik dhe do të mundësojë menaxhim më të mirë të financave publike në përgjithësi".

Të dyja palët deklaruan edhe njëherë përkushtimin e tyre të përbashkët në zbatimin e projekteve të cilat përforcojnë mekanizmat e llogaridhënies dhe rrisin efikasitetin në shpenzimin e parasë publike ashtu që të rritet shpejtësia e ofrimit të shërbimeve për qytetarët.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024