Mexhiti thotë se disa deputetë të Frontit Evropian do t’i bashkohen shumicës
Kreu i Lëvizjes Demokratike nga radhët e VLEN, Izet Mexhiti, ka deklaruar se tre-katër deputetë të Frontit Evropian do t’i bashkohen shumicës.
“Nga ata 18 deputetë, 3-4 më janë pjesë e shumicës së re. Nuk do t’i përmend sonte emrat, por aty ka parti turke dhe komuniteti turk nuk ka kapacitet dhe potencial të mbetet katër vjet në opozitë, ata veten e shohin në qeverinë e ardhshme”, tha Mexhiti.
Deputetët Bejxhan Iljaz dhe Salih Murat mohuan deklaratën e Mexhitit duke thënë për portalin 360 gradë, se mbeten me Frontin Evropian. Megjithatë, më herët, edhe kreu i VMRO-DPMNE-së Hristian Mickoski kishte deklaruar se janë të paktën tre deputetë nga opozita e re që do t’i bashkohen shumicës së re.
Paralelisht me këto pretendime, tri partitë pritet të bashkëqeverisin duhet të mbyllin së shpejti marrëveshjen mes tyre. Tashmë kanë mbetur edhe tetë ditë të tjera deri në skadimin e afatit dhjetëditor për marrjen e mandatit për formimin e qeverisë. /AlsatMk