Meta dhe Pendarovski kërkojnë zhbllokimin e procesit dhe fillim e shpejtë të negociatave me BE
Lexohet për: 2 min.
meta-perandovski
3 vite më parë
Linku u kopjua

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta u prit sot në një takim nga homologu i tij, presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, me të cilin zhvilloi një bisedë të hapur.

Të dy kryetarët e shteteve vlerësuan potencialin e madh, që ekziston, për thellimin e marrëdhënieve shumë të mira fqinjësore mes vendeve tona, në të gjitha fushat, për një të ardhme më të shkëlqyer.

Duke shprehur vullnetin e palëkundur të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për mbrojtjen e vlerave euroatlantike, si dy vende anëtare të NATO-s, Meta dhe Pendarovksi, në kuadër të aspiratave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, vunë në dukje nevojën e zhbllokimit të procesit dhe fillimit të shpejtë të negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Evropian, që sipas tyre, do të ketë një kontribut pozitiv në prosperitetin e përgjithshëm, konsolidimin e paqes, stabilitetit dhe sigurisë në rajon.

Presidentët Meta dhe Pendarovski vlerësuan se një ndihmesë të madhe në këtë drejtim japin vetëm nismat gjithëpërfshirëse, në mënyrë të veçantë Procesi i Berlinit, që garanton forcimin e bashkëpunimit dypalësh dhe mes të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Gjithashtu, Meta theksoi se zgjedhja e Shqipërisë si anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KS-OKB) për periudhën 2022-2023, do të shërbejë për të konsoliduar arritjet e deritanishme në rajon.

Meta duke vënë në dukje se shqiptarët në Maqedoninë e Veriut në këto dekadat e fundit kanë qenë jo vetëm të përkushtuar për stabilitetin e vendit, por edhe garantë të integrimit euroatlantik të saj, nënvizoi se respektimi i të gjitha lirive dhe të drejtave të tyre, sipas standardeve më të avancuara evropiane, është thelbësor.

https://kosovapress.com/admin/qeveria-e-re-e-mv-se-pritet-ne-janar-xhaferi-shmangem-krizen-politike/
https://kosovapress.com/admin/mv-sheh-nga-be-grubi-skemi-kohe-per-aventura-nevojitet-stabilitet-institucional/
https://kosovapress.com/admin/%e2%80%8bkasami-kerkon-zgjedhje-ne-maqedonine-e-veriut-besa-iku-nga-nje-qeveri-antidemokratike/
https://kosovapress.com/admin/gashi-qeveria-e-re-e-maqedonise-se-veriut-do-te-coje-deri-ne-fund-mandatin/
https://kosovapress.com/admin/radev-maqedonia-veriore-te-plotesoje-kriteret-per-zhbllokimin-e-negociatave-me-be/
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025