Mësuesi bëhet milioner brenda natës, vendosi bast që Maroku të prek çerekfinalen e Kupës së Botës
Lexohet për: 2 min.
12-Mesuesi
2 vite më parë
Linku u kopjua

Një mësues shkolle në Amerikë ka fituar një shumë të madhe parash pasi që vuri bast se Maroku do të arrinte në fazën çerekfinale të Kampionatit Botëror “Katar 2022”.

Mësuesi në fjalë vuri bast 90,818 dollarë në kombin afrikan për të arritur fazën e tetë më të mirëve të Kupës së Botës, ku shanset ishin 11/1, raporton KosovaPress.

Basti filloi në mënyrën më të mirë kur Maroku u kualifikua nga faza e grupeve pas paraqitjeve fantastike, pavarësisht se në grup kishte Belgjikës dhe Kroacinë, të cilat ishin favoritet kryesore në letër.

Një barazim 0:0 kundër Kroacisë u pasua me fitore kundër Belgjikës dhe Kanadasë, duke siguruar që ata të kryesonin Grupin F dhe të vazhdonin me përballje në 1/16-tën e turneut kundër Spanjës.

Spanja ishte favorit i dukshëm në fillimin e lojës, duke pasur parasysh se skuadra e saj kishte Pedrin, Gavin, Sergio Busquets dhe shumë yje të tjerë të njohur botërorë.

Megjithatë, Maroku tregoi edhe një herë vlerën e tij dhe e ndali gjigantin evropian me një barazim 0:0 përpara se t'i eliminonte nga turneu në penallti me rezultat 3:0.

Duhet të ketë qenë stres i madh për mësuesin, i cili si duket po udhëhiqte një klasë volejbolli te fëmijët e shkollës fillore teksa ndodhte aksioni.

Rezultati i dha atij një pagesë prej më shumë se 1 milion dollarë duke e bërë atë një milioner brenda natës.

Duke folur për “Action Network”, mësuesi amerikan tha:

“Isha duke e kontrolluar telefonin disa herë, por nuk isha duke e shikuar ndeshjen. Nuk e di asnjë emër të lojtarëve. Nuk dua të gënjej dhe të them se e dija se çfarë po bëja. Në fund të ditës ishte vetëm një bast që kishte. Jam një tip i zakonshëm i degjeneruar”, tha ai.

(9) Action Network on Twitter: "A $1 MILLION WINNER THANKS TO MOROCCO ? (via @PropSwap | @FDSportsbook) https://t.co/LoS6Mrho9h" / Twitter

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025