Messi nuk ndalet, thyen sërish rekord në Botëror
5-Fifth
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Messi nuk ndalet, thyen sërish rekord në Botëror
messi
04/07/2026 - 10:59
Linku u kopjua

Lionel Messi i shtoi një tjetër kapitull të jashtëzakonshëm karrierës së tij legjendare, pasi u bë lojtari i parë në historinë e Kupës së Botës që shënon në tetë ndeshje radhazi.

Kapiteni i Argjentinës arriti këtë moment historik gjatë fitores dramatike 3-2 të skuadrës së tij në kohën shtesë kundër Kepit të Gjelbër, duke i ndihmuar kampionët në fuqi të siguronin një vend në raundin e 16-tave.

Messi humbi pak kohë për të lënë gjurmën e tij, duke hapur rezultatin në minutën e 29-të me një gjuajtje karakteristike. Duke vrapuar në mënyrë perfekte, 39-vjeçari shfrytëzoi një pasim të lartë nga Lisandro Martinez përpara se ta prekte portën dhe ta përplaste topin në çatinë e rrjetës, duke e lënë portierin veteran Vozinha pa asnjë shans.

Ndërkohë, goli ishte shumë më tepër sesa thjesht një shtesë tjetër në rekordin e jashtëzakonshëm të Messit. Ishte goli i tij i 20-të në karrierën e tij në Kupën e Botës, duke zgjeruar rekordin e tij në këtë garë, ndërkohë që e bëri atë lojtarin e vetëm, që ka shënuar në tetë ndeshje radhazi në Kupën e Botës.

Goli i fundit i Messit forcoi gjithashtu përpjekjen e tij për një tjetër Këpucë të Artë. Kapiteni argjentinas tani ka shtatë gola në turne, një më shumë se Kylian Mbappe i Francës, dhe është larguar me dy gola nga rivali i tij i hershëm në listën e golashënuesve të të gjitha kohërave të Kupës së Botës.

Rezultati e dërgon Argjentinën në raundin e 16-tave, ku do të takohet me Egjiptin, pasi skuadra afrikane elimnoi Australinë në gjuajtjet e penalltive.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026