Messi flet për pensionimin nga futbolli dhe e bën të qartë se kur do të ndodhë
Lexohet për: 2 min.
7 muaj më parë
Linku u kopjua

Superylli argjentinas, Lionel Messi së fundmi morri pjesë në një intervistë në podcastin “Big Time”, ku ai u pyet për ëndrrat që ai ende i ka për t’i përmbushur.

Gjatë intervistës, Messi, i cili njihet si njëri nga lojtarët më të mirë të gjitha kohërave, foli deri në pikën ku diskutoi edhe për të ardhmen e tij, raporton KosovaPress.

“Në nivel sportiv unë kam qenë shumë me fat që i kam përmbushur të gjitha ëndrrat e mija dhe e vërteta është që unë nuk mund të kërkojë më shumë. Faleminderit Zotit që më dha kaq shumë në nivel njerëzor dhe profesional, gjithashtu me familjen time dhe me shoqërinë time. Dua vetëm të shijoj gjithçka që Zoti na ka dhënë neve deri tani, që është shumë. E di që në momentin që ndjej se nuk jam më gati të performoj, se nuk po kënaqem më ose nuk po ndihmoj më shokët e skuadrës. Unë jam shumë autokritik ndaj vetes, e di kur jam mirë, kur jam keq, kur luaj mirë dhe kur luaj keq. Kur ta ndiej se është koha për ta bërë atë hap, do ta bëj pa menduar për moshën. Nëse ndihem mirë do të përpiqem gjithmonë të vazhdoj të garoj sepse kjo është ajo që më pëlqen dhe di të bëj”, tha Messi.

Sidoqoftë, Messi theksoi se ai nuk e ka konsideruar pensionimin ende.

“Unë nuk e kam menduar ende, për momentin mundohem të shijoj ditët, momentet, pa menduar për të ardhmen. Nuk kam asgjë ende të qartë, shpresoj të vazhdoj të luaj për edhe pak kohë, gjë që më pëlqen. Kur të vijë koha, me siguri do të gjej rrugën drejt asaj që më plotëson dhe asaj që më pëlqen dhe një rol të ri”, tha Messi.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024