Miliona njerëz në mbarë botën përjetojnë dhimbje koke gjatë jetës së tyre, por jo të gjithë janë të njëjtë.
Ne ju sjellim shtatë llojet më të zakonshme të dhimbjeve të kokës, cili është shkaktari i tyre dhe mënyrat më të mira për t'i trajtuar ato.
Ndodh shumë papritur dhe mund të çojë në të përziera, shikim të paqartë dhe dhimbje stomaku.
Lëvizjet e thjeshta madje mund ta përkeqësojnë gjendjen. Nuk dihet se çfarë e shkakton migrenën, por stresi, nervozizmi, dieta e dobët dhe mungesa e gjumit mund t'i përkeqësojnë simptomat.
Dhimbje koke grupore
Dhimbja e kokës grupore njihet edhe si dhimbja e kokës Horton. Niveli i dhimbjes është i ngjashëm me atë të shkaktuar nga migrena.
Shpërthimet e dhimbjes shpesh ndihen rreth syve, ballit, tempujve dhe hundës.
Dhimbje koke e shkaktuar nga stresi
Dhimbja mund të ndihet pas syve, rreth ballit dhe në qafë. Arsyeja është shtrëngimi i muskujve në ato zona. Kjo lloj dhimbje koke shkaktohet nga stresi emocional, dhe lehtësohet me brufen ose aspirinë.
Dhimbje koke e shkaktuar nga kafeina
Kombinimi i medikamenteve që përmbajnë kafeinë me pije ose ushqime që përmbajnë gjithashtu kafeinë nuk është një ide e mirë sepse rrit shanset për të zhvilluar më tej një dhimbje koke.
Dhimbje koke hormonale
Sa më i ulët të jetë niveli i estrogjenit, aq më e madhe është shkalla e dhimbjes. Femrat mund të ndjejnë një dhimbje koke të tillë në fillim të ciklit menstrual.
Dhimbje koke kronike ditore
Një nga format më të zakonshme të kësaj dhimbje koke quhet migrena e transformuar. Kjo lloj dhimbje koke zakonisht zgjat deri në mesditë.
Dhimbje koke sinusale