Mësohet skuadra e re e Roberto De Zerbit
Lexohet për: 1 min.
6-De Zerbi
6 muaj më parë
Linku u kopjua

Roberto De Zerbi thuhet se është një hap larg që të bëhet trajneri i ardhshëm i gjigantit francez, Olympique Marseille.

Trajneri 45-vjeçar italian vendosi të largohej nga Brightoni në fund të sezonit të Premier Ligës, gati për një eksperiencë të re, pasi nuk u pajtua për politikën e transferimeve të klubit me pronarin Tony Bloom, raporton KosovaPress.

De Zerbi bëri përshtypje gjatë periudhës së tij dyvjeçare me Brightonin, duke dëshmuar aftësitë e tij në kampionat me një markë emocionuese të futbollit sulmues, që i dha atij shumë lëvdata nga Pep Guardiola i Manchester Cityt.

Siç theksohet nga “Calciomercato.com”, Marseille i ka ofruar De Zerbit një kontratë trevjeçare dhe është e gatshme t’i paguajë Brightonit rreth 6 milionë euro për ta liruar nga kontrata e tij, të etur për ta parë atë në bregun jugor të Francës.

Gjiganti e Ligue 1 fillimisht ishin të interesuar për të emëruar Sergio Conceicao pas kohës së tij me Porton, por duke u përballur me vështirësi, iu drejtuan trajnerit italian, i cili pritet të përgjigjet në orët në vijim.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024