Me mbështetjen financiare të Ambasadës Amerikane në Prishtinë, Agjencia e Lajmeve KosovaPress, së bashku me organizatën joqeveritare “Young Community Leaders Center” (YCLC), në kuadër të projektit ‘Edukimi medial për mësimdhënësit dhe nxënësit e të rinjtë e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian’, kanë organizuar sot në Mitrovicë trajnim rreth ngritjes së vetëdijes kundër dezinformimit dhe parandalimit të dezinformatave në komunitetet e tyre.
Gjatë këtij trajnimi, ku u prezantuan shembuj të ndryshëm që ndërlidhen me temën, u diskutuan edhe mënyrat e mbrojtjes mbi rrezikun e lajmeve të rreme dhe dezinformatat e përhapura nëpër platformat e ndryshme të internetit.
Sipas saj, tema që trajtohet sot është një shqetësim universal që prek të gjithë pa dallim, andaj në këtë trajnim përveç komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian, marrin pjesë edhe mësimdhënës të komuniteteve tjera.
“Sa i përket seminareve të tilla, natyrisht secili prej tyre është i mirëseardhur, sepse marrim informacione të shumta, normalisht shoqërohemi edhe me profile tjera që janë këtu, dhe jo vetëm neve, por mbarë shoqërisë që jetojmë në Kosovë, në qytetin tonë, shkollën tonë dhe në atë që na rrethon” , theksoi Avdyli.
Edhe Ardijan Krasniqi, pjesëmarrës nga komuniteti egjiptian, tha se punëtoritë e tilla janë shumë të qëlluara dhe duhet të mbahen më shpesh.
“Gjatë kësaj punëtorie ne morëm informacione të cilat ishin shumë me interes për qytetarët, sidomos tani që jemi duke jetuar në kohën e mediave ku po kemi nganjëherë edhe informacione jo të sakta…Këto punëtori kishte me qenë mirë që të jenë më të shpeshta dhe me pas pjesëmarrës edhe nxënës sepse fokusi ynë është tek nxënësit, që ata mos të bien pre e këtyre dezinformatave që jepen përmes portaleve”, tha ai.
Trajnimi i sotëm është i dyti me radhë pas atij në Fushë Kosovë dhe do të vazhdojë të mbahet edhe në qytetin e Prizrenit dhe Gjakovës.
Projekti “Edukimi mediatik kundër dezinformimit për mësimdhënësit, nxënësit dhe aktivistët e shoqërisë civile nga komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian”, mbështetet nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë.