Mesfushori i Arsenalit pritet të rinovojë kontratën dhe t’i bashkohet Southamptonit në huazim
Lexohet për: 1 min.
Arsenal v Everton - Pre-Season friendly
2 vite më parë
Linku u kopjua

Mesfushori i klubit të Arsenalit, Ainsley Maitland-Niles pritet t’i bashkohet Southamptonit në formë huazimi për sezonin 2022/23.

25 vjeçari është në hapat e fundit për të kompletuar huazimin e tij te Southamptoni, pasi që refuzoi oferta të shumta nga klube të ndryshme të Premier Ligës, përfshirë këtu edhe Bournemouthin.

Maitland-Niles do t’i bashkohet Southamptonit për pjesën e mbetur të kampionatit anglez, dhe po ashtu do të rinovojë kontratën e tij te Arsenali edhe për një vit, ku aktualja i skadon në verën e ardhshme, përcjell KosovaPress.

Raportohet se marrëveshja e huazimit te Southamptoni do të përfshijë edhe opsionin për ta bërë transferimin e tij të përhershëm në vitin 2023.

Maitland-Niles është produkt i akademisë së Arsenalit, por ai nuk ka arritur të bind që të jetë pjesë e ekipit të parë.

Ai është huazuar vazhdimisht nga klubi dhe e kaloi gjysmën e dytë të sezonit të kaluar te Roma e Jose Mourinhos.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024