Këshilltari i “RedBird” te Milani, Zlatan Ibrahimovic ndau një mesazh të fshehtë në mediat sociale ndërsa kërkimi i Milanit për një trajner të ri vazhdon. Legjenda e Milanit, Ibrahimovic, i cili u emërua në dhjetor si "Partner Operativ" dhe "Këshilltar i Lartë i Pronësisë" dërgoi një mesazh të fshehtë në mediat sociale pas ndeshjes së fundit të sezonit të Milanit kundër Salernitanas.
Ish-sulmuesi ndau një foto të tij të ulur në stolin e Milanit në “San Siro”, duke shkruar '4-3-3', përcjellë KosovaPress.
Gati tre milionë njerëz e panë postimin e Ibrahimovic që kur u postua të dielën në mbrëmje.
Gjigantët e Serie A konfirmuan javën e kaluar se Stefano Pioli do të largohej nga klubi, ndërsa burime të shumta në Itali pretendojnë se Paulo Fonseca, ish- trajneri i Romës, do të emërohet nga gjigantët e Serie A për sezonin 2024-25.