Merz sinjalizon një epokë të re për Evropën, kërkon pavarësi nga SHBA
Bota
Lexohet për: 2 min.
Friedrich Merz
5 orë më parë
Linku u kopjua

Kandidati për kancelar të Gjermanisë, Friedrich Merz, bëri një deklaratë të dielën para rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të vendit të tij, duke sinjalizuar një ndryshim të madh në qëndrimin e Evropës ndaj SHBA-së dhe NATO-s.

Merz e kritikoi SHBA-në për indiferencën ndaj të ardhmes së Evropës, duke theksuar urgjencën që Evropa të forcojë mbrojtjet e saj. Ai theksoi se nën administratën e Trump, SHBA mund të revokojnë garancitë e sigurisë për Evropën, diçka e paimagjinueshme vetëm disa muaj më parë.

"Prioriteti im absolut do të jetë të forcoj Evropën sa më shpejt të jetë e mundur, në mënyrë që, hap pas hapi, të arrijmë vërtet pavarësinë nga SHBA”, ka shprehur Merz.

Merz, i njohur për pikëpamjet e tij pro-atlantike, shpalli se prioriteti i tij do të ishte të bëjë Evropën të pavarur nga SHBA. Ai madje vuri në dyshim të ardhmen e NATO-s, duke sugjeruar se Evropa mund të ketë nevojë për kapacitete të veta mbrojtëse më shpejt sesa pritej. Ai theksoi se Evropa është nën presion të madh nga Rusia dhe SHBA, duke i krahasuar të dyja si kërcënime të barabarta për sigurinë.

Gjermania, tradicionalisht një fuqi kryesore evropiane, ka pasur mungesë në diskutimet ndërkombëtare kryesore për shkak të pasigurisë politike të brendshme. Merz synon të rivendosë ndikimin global të Gjermanisë, duke vazhduar ndihmesat ushtarake në Ukrainë, por duke shmangur angazhimin e ushtarëve gjermanë,

Me shqetësimet në rritje për paqen dhe sigurinë e Evropës, veçanërisht për shkak të veprimeve të Rusisë, Merz ka sugjeruar gjithashtu që Gjermania duhet të shqyrtojë mundësinë e një ombrelle bërthamore evropiane së bashku me Francën dhe Britaninë, në rast se SHBA redukton praninë e saj ushtarake në Evropë. Megjithatë, ky propozim është kompleks dhe do të kërkojë burime të mëdha dhe koordinim me aleatët evropianë, shkruan BBC News.

Udhëheqja e ardhshme gjermane mund të shënojë një rol më të fortë të Evropës, por a është e gatshme pjesa tjetër e Evropës për këtë ndryshim mbetet e pasigurt.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025