Menaxherët e ri të Kosovës të gjejnë frymëzim të njëmend te Nazmi Mikullovci, i cili ka qenë gjatë gjithë jetës menaxher shumë i suksesshëm, jo me synimin e pasurimit të vetës, por atë të zhvillimit të shoqërisë dhe kombit.
Kështu u tha nëmbledhjen komemorative në nderim të veprës së Nazmi Mikullovcit, të organizuar nga Qeveria e Kosovës. Kryeministri Albin Kurti tha se Nazmiu në kujtimet e takimeve me të por mbi të gjitha me punët dhe kontributet e tij si drejtues i nivelit të lartë, është i pazëvendësueshëm, derisa foli edhe arsyet se pse erdhi ai në Lëvizjen Vetëvendosje.
Në emër të familjes, Mentor Mikullovci falënderoi të gjithë pjesëmarrësit, duke thënë se duan ta kujtojnë atë për të gjithë veprimtarinë që ka bërë.
“Nazmiu apo axha Nazmi siç e kanë thirr shumica na ka lënë të pikëlluar të gjithëve por ne duam ta kujtojmë atë për të gjithë veprimtarinë që ka bërë“, tha ai.
“Kishte edhe diçka të veçantë që e karakterizonte atë, mbamendja e saktë edhe të detajeve më të vogla. Trepça për të ka qenë opsesion, një lidhje e pashkëputur, ëndrra, sfida, jeta dhe dhimbja e tij krenare. Ai edhe kur nuk ka qenë i angazhuar drejtpërdrejt në Trepçë, nuk ndalej së interesuari për zgjidhjen aktuale të Trepçës“, tha ai.
Për jetën dhe kontributin e Nazmi Mikullovcit foli edhe zëvendëskryesuesja e bordit të AKP-së, Suzana Dautaj-Surdolli