Memoriali i Gjergj Kastriotit “vishet” me imazhet e Besëlidhjes së Lezhës
Lexohet për: 2 min.
skenderbeu
1 vit më parë
Linku u kopjua

Mbrëmjen e kësaj të mërkure në Lezhe është shfaqur një muze virtual me imazhe të 2 marsit të vitit 1444, muze i cili vjen në vigjilje të 579-vjetorit të Besëlidhjes së Lezhës.

Të gjitha anët e memorialit u “veshën” me figurat më të rëndësishme të kësaj “Besëlidhje”.

Muzeu virtual që bëhet  për herë të parë në kuadër të Besëlidhjes së Lezhës, tërhoqi vëmendjen e shumë qytetareve të cilët e vizituan nga afër memorialin e Gjergj Kastriotit, duke pare dhe fokusuar në celularin e tyre imazhet e Besëlidhjes së Lezhës.

Aktivitetet në kuadër të 579-vjetorit të Besëlidhjes së Princave Shqiptar kanë  nisur që që mbrëmjen e 28-shkurtit teksa në malin e Shelbuemit u shfaqen një projeksion dritash me simbolet kryesore të kësaj feste.

Këto  veprimtari të veçanta   po organizohen në  përkujtim  të  kësaj  ngjarje mjaft të rëndësishme  për  kombin shqiptar siç është Besëlidhja e Lezhës, ku është propozuar nga deputetit i Partisë Socialiste për qarkun e Lezhës, Eduard Ndreca që të kthehet dhe në feste  zyrtare./TCh/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025