Memli Krasniqi vazhdon vizitën në Bruksel me takime të shumta
Lexohet për: 1 min.
315584108_649380543227346_1016090885790156150_n
2 vite më parë
Linku u kopjua

Në ditën e dytë të vizitës zyrtare në Bruksel, kryetari i PDK-së Memli Krasniqi së bashku me eurodeputetin Ilhan Kyuchyuk, i cili është edhe ko-president i ALDE-s, kishin një mëngjes pune me disa eurodeputetë liberalë nga vende të ndryshme të Bashkimit Evropian.

Më pas, në takime të ndara, kryetari Krasniqi takoi edhe Felix Mittermayer nga partia austriake NEOS dhe eurodeputetin Malik Azmani nga partia holandeze VVD.

“Rrjetëzimi i PDK-së me liberalët e Bashkimit Evropian, procesi i reformave partiake, si dhe sigurimi i mbështetjes së tyre drejt synimit tonë për t’u bërë pjesë e familjes liberale ishin disa nga temat për të cilat u dakorduam të përqendrojmë komunikimin e mëtutjeshëm”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

“Me partnerë dhe miq të tillë, fuqizimi i PDK-së në skenën politike evropiane është i sigurt dhe do të ndihmojë aspiratën e Kosovës për integrim”, ka shtuar ai.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025