“Liria ka Emër”, në nderim të mikut të Kosovës, avokatit të Kadri Veselit, Andrew Strong, ka organizuar sonte ndezjen e qirinjve para Teatrit Kombëtar të Kosovës në Prishtinë.
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka thënë se përtej rolit të tij si avokat, Andrew Strong ishte një njeri i mirë dhe i drejtë, i cili me tërë qenien e tij u vu në mbrojtje të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe shtetit tonë.
Andrew Strong, avokati amerikan, i cili ishte pjesë e ekipit të mbrojtjes së ish-kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinajt në Hagë, së fundmi ishte edhe avokat i ish-kryeparlamentarit, Kadri Veseli, i cili gjendet në paraburgim nga Gjykata Speciale.
Ai ndërroi jetë të hënën pasdite. Gjatë karrierës së tij, Strong kishte vizituar disa herë Kosovën.