Memli Krasniqi: Kërcënimet ndërlidhen me situatën e tensionuar në veriun e vendit
Lexohet për: 2 min.
memli krasniqi
1 vit më parë
Linku u kopjua

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi deklaroi se nuk është ndjerë asnjëherë i kërcënuar. Ai theksoi se ka qenë vlerësimi i organeve të sigurisë për t’ia ofruar mbrojtjen e afërt.

Pas takimit me të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak, ai u shpreh se këto kërcënime ndërlidhen me situatën e tensionuar në veriun e vendit.

“Nuk jam as jam ndjerë kurrë i kërcënuar edhe kur na kanë rrjedhë informacione, ose publikuar informacione për kërcënime me vrasje, siç i dini para pak muajsh. Por ka qenë vlerësimi i organeve të sigurisë, në këtë rast Policisë së Kosovës, unë besoj edhe me organet tjera të ndërlidhura e ndërvarura që të na ofrojnë mbrojtjen e afërt për arsye që unë besoj që ata do të duhej ata t’i tregojnë, por që ndërlidhen me zhvillimet dhe me situatën e tensionuar të përkeqësuar pas sulmeve në veriun e vendit”, deklaroi ai.

Së fundmi është raportuar që policia ka marrë në mbrojtje krerët e partive opozitare në vend për shkak të kërcënimeve nga grupet terroriste serbe.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025