Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni do të zhvillojë nesër një vizitë zyrtare në Shqipëri në zonën e Gjadrit, Lezhë.
Kryeministri shqiptar Edi Rama dhe Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni do të vizitojnë zonën e Gjadrit që mbulon protokolli i bashkëpunimit Itali-Shqipëri për çështjet e migracionit në orën 11:15, njoftoi sot zyra për shtyp e Kryeministrisë.
Kryeministri Edi Rama dhe Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni nënshkruan më 6 nëntor 2023 në Romë marrëveshjen për ndërtimin në Shqipëri të një qendre për strehimin e migrantëve.
Sipas marrëveshjes qendra do të vendoset në Gjadër të Lezhës dhe do të ketë një kapacitet maksimal prej 3 mijë personash.
Personat të cilëve nuk do t’u miratohet procedura e azilit do të riatdhesohen drejt vendeve të tyre, sipas marrëveshjeve dypalëshe që ka pala italiane me ato vende.
Kohëzgjatja e marrëveshjes do të jetë 5 vjet. /ATSH