Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ra viktimë para takimit të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në shtator të një telefonate shakaje nga dy komikë rusë, në të cilën ajo aludonte për lodhjen e luftës në Ukrainë dhe tha se së shpejti duhej një rrugëdalje nga konflikti, thanë burime qeveritare të mërkurën.
Meloni ishte viktimë e një telefonate ‘të rreme’ të humoristëve Vovan (Vladimir Kuznetsov) dhe Lexus (Alexey Stolyarov), njëri prej të cilëve u paraqit si president i Komisionit të Bashkimit Afrikan.
Zyra e Kryeministres tha të mërkurën se “telefonata ndodhi më 18 shtator në kuadrin e përpjekjeve intensive të kryeministres Meloni në ato orë për të forcuar marrëdhëniet me liderët afrikanë, me të cilët ajo pati takime të rëndësishme në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së midis 19 dhe 21 shtatorit”. /ANSA
Meloni: Italia e gatshme të ndërmarrë ndihma për Gazën - KosovaPress