Bashkimi Evropian gaboi kur i detyroi fermerët të linin arat e tyre djerrë për një vit për të ulur emetimet që ndikojnë në klimë, për të lejuar importe të lira ukrainase dhe për të miratuar një sërë politikash që penalizojnë sektorin bujqësor, dhe tani BE-ja duhet të ndryshojë, tha kryeministrja Giorgia Meloni pas samitit të BE-së sot.
"Unë isha udhëheqësja politike e një partie (Vëllezërit e djathtë të Italisë) që votoi kundër shumicës së çështjeve të kritikuara tani nga fermerët në BE", tha ajo.
Përfaqësuesit e shoqatave më të mëdha belge dhe evropiane të fermerëve do të takohen sot pasdite me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, kryeministrin belg Alexander De Croo, dhe kryeministrin holandez Mark Rutte në Bruksel, njoftoi Zyra e Presidencës belge të BE-së dhe Copa-Cogeca, shoqata e kooperativave bujqësore të BE-së.
Bisedimet vijnë pas një dite tensioni të lartë në Bruksel, ku më shumë se një mijë traktorë bllokuan rrugët e lagjes së Parlamentit Evropian, ndërsa samiti i jashtëzakonshëm i liderëve të BE-së mbi buxhetin e BE-së ishte në zhvillim e sipër.