Meksika paralajmëron padi ndaj Google për ndryshimin e emrit të Gjirit të Meksikës
Lajme
Lexohet për: 2 min.
ddssa
2 ditë më parë
Linku u kopjua

Meksika do ta çojë Google në gjyq nëse hartat që u shfaqen përdoruesve në SHBA vazhdojnë të etiketojnë Gjirin e Meksikës si "Gjiri i Amerikës" në të gjithë trupin e ujit, tha të hënën presidentja Claudia Sheinbaum, duke argumentuar se urdhri i Presidentit të SHBA, Donald Trump, për ta ndryshuar emrin vlen vetëm për pjesën e raftit kontinental nën kontrollin e SHBA.

“Ajo që po bën Google këtu është të ndryshojë emrin e raftit kontinental të Meksikës dhe Kubës, që nuk ka lidhje me dekretin e Trump, i cili vlejti vetëm për raftin kontinental të SHBA”, shprehu Sheinbaum. “Ne nuk jemi dakord me këtë, dhe Ministria e Jashtme ka dërguar një letër të re që adreson këtë çështje”.

Sheinbaum ceku se ndryshimi i emrit është “i gabuar”, duke shtuar se dekreti i Trump “ndryshoi emrin brenda raftit të tij kontinental, i cili shtrihet 22 milje detare nga bregu i SHBA—jo në të gjithë gjirin”.

Sheinbaum tha se Meksika tani po dërgon një letër të re në Google, e cila thotë se “çdo referencë ndaj nismës ‘Gjiri i Amerikës’ në platformën tuaj Google Maps duhet të kufizohet striktisht në zonën detare nën juridiksionin e SHBA”.

“Çdo zgjerim përtej kësaj zone kalon autoritetin e çdo qeverie kombëtare ose entiteti privat. Nëse kjo ndodh, qeveria e Meksikës do të marrë masat e nevojshme ligjore siç e sheh të arsyeshme”, shtohej në letër.

Sheinbaum theksoi se Meksika do të presë përgjigjen e Google përpara se të vazhdojë me veprime ligjore, shkruan CNN Neës.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025