Mehmeti: Premier Liga thotë se nuk e ka autorizuar "Arena" për transmetimin e kanaleve të saj
Lexohet për: 1 min.
430920279_273196179206138_7648647983660594412_n
9 muaj më parë
Linku u kopjua

Kryetari i Komisionit të Mediave të Pavarura, Jeton Mehmeti në mbledhjen e mbajtur sot ka treguar se Premier Liga i ka dërguar një letër KPM-së, duke shprehur shqetësim se Premier Liga po transmetohet padrejtësisht nga operatorët e KPM-së, përkatësisht nga Arena.

Në letrën e dërguar Premier Liga ka thënë se nuk e ka autorizuar "Arena" për transmetimin e kanaleve të saj.

Mehmeti tha se të drejtën për transmetimet e Premier Ligës e ka Arena për të cilën ka dëshmuar se ka aprovim nga Premier Liga, por se të njëjtit e kanë kundërshtar një gjë të tillë.

Ndërkaq, anëtarja e KPM-së, Luljeta Aliu tha se rasti i Premier Ligës me Arenën është mashtrim nga Arena dhe nëse ekziston ky rast i vërtetë, nuk do të ketë të drejtën për të operuar në Kosovë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024