Mehaj priti në takim parlamentarët gjermanë Marcus Faber e Lars Lindemann
Lexohet për: 1 min.
1
2 vite më parë
Linku u kopjua

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, priti sot në takim parlamentarët gjermanë, anëtarë të Komitetit për Mbrojtje, Marcus Faber dhe Lars Lindemann, të shoqëruar nga ambasadori e Gjermanisë në Kosovë, Joern Rohde.

Temë diskutimi ishte situata e sigurisë në vend dhe rajon, si dhe sfidat aktuale me të cilat mund të kërcënohet paqja dhe stabiliteti i përgjithshëm.

Mehaj informoi parlamentarët gjermanë lidhur me angazhimin në avancimin dhe ngritjen e Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së, planin e tranzicionit dhe të arriturat në reformën legjislative, dokumentet strategjike, politikat integruese rajonale dhe euroatlantike, si dhe lidhur me operacionet paqeruajtëse dhe ato humanitare.

Me këtë rast, u diskutuan mundësitë e rritjes së bashkëpunimit në mes të dy vendeve, në funksion të interesave të partneritetit në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, si dhe mundësinë e shkëmbimit të përvojave të përbashkëta në mes të ministrive dhe forcave të dy vendeve.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024