Mehaj: Plagosjet në Shtërpcë, i përfshirë një pjesëtar i FSK-së, raste të tilla s’guxojnë të ndodhin
Lexohet për: 1 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka thënë se në rastin e ndodhur në Shtërpcë, ku u plagosen dy persona, i përfshirë është edhe një pjesëtar i FSK-së.

Mehaj tha se me rastin po merren organet e drejtësisë, ndërsa i njëjti do të trajtohet sipas rregulloreve dhe ligjeve në fuqi që ka Ministria e Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë.

“Tani u njoftova se në rastin që ka ndodhur në Shtërpcë është përfshirë një pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës. Me rastin janë duke u marrë organet e sigurisë dhe drejtësisë. I njëjti do ta trajtohet edhe sipas rregulloreve dhe ligjeve që kemi në fuqi në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë. Shpreh keqardhjen më të thellë për atë që ka ndodhur në Shtërpcë. Të plagosurve, u uroj shërim sa më të shpejtë. Raste si kjo janë të izoluara, por si të tilla nuk guxojnë të ndodhin. Ministria e Mbrojtës dhe Forca e Sigurisë së Kosovës mbeten të përkushtuar për t'i shërbyer qytetarëve tanë pa dallim”, ka shkruar Mehaj në Facebook.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024