Mehaj: Ngritja e kapaciteteve tona do të zhvillohet gjithnjë në bashkëpunim me ShBA-në
Lexohet për: 2 min.
349951007_603618435212874_4815779042868519137_n
1 vit më parë
Linku u kopjua

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj përshëndeti sot projektligjin e Senatit amerikan, i cili parasheh bashkëpunimin e ngushtë ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës në fushën ushtarake.

Mehaj potencoi se ngritja e kapaciteteve, trajnimi dhe operacionet janë zhvilluar dhe do të zhvillohen në bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Sipas këtij projektligji ushtria jonë së bashku do të angazhohen në trajnime dhe stërvitje të përbashkëta ushtarake të udhëhequra nga SHBA. Ngritja e kapaciteteve tona, shkollimi, trajnimet, misionet dhe operacionet ushtrake, janë zhvilluar dhe do të zhvillohen gjithnjë në bashkëpunim dhe me mbështetje SHBA-të si partneri ynë strategjik.”, shkroi Mehaj në Facebook.

Projektligji vjetor për mbrojtje i Senatit do ta shtojë Kosovën në listën e vendeve të Evropës Lindore që kualifikohen për trajnime ushtarake amerikane gjatë kohës kur tensionet janë të rritura në Ballkan. Akti fiskal i Autorizimit të Mbrojtjes Kombëtare të vitit 2024, për të cilin Senati është planifikuar të fillojë diskutimet këtë javë, e lejon Kosovën të angazhohet në stërvitjet ushtarake të udhëhequra nga SHBA për të rritur ndërveprimin me forcat e NATO-s. Një gjë e tillë do t'i mundësonte Kosovës të merrte rimbursime për trajnime nëpërmjet stërvitjeve ushtarake shumëpalëshe me anëtarët e NATO-s dhe Partneritetit për Paqe të NATO-s, listë kjo e vendeve, e cila përfshin edhe rivalin e Kosovës, Serbinë./KosovaPress

https://kosovapress.com/admin/projektligji-per-mbrojtje-i-senatit-siguron-mbeshtetje-ushtarake-te-shba-se-per-kosoven/
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025