Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka takuar të paraburgosurit e Gjykatës Speciale në Hagë.
Ministri Mehaj, sot ka bërë të ditur se ka takuar Rexhep Selimin, Jakup Krasniqin, Kadri Veselin, Hashim Thaçin, Nasim Haradinajn dhe Pjetër Shalën, ndërsa, është shprehur, se ka biseduar shkurt edhe me Hysni Gucatin, i cili është duke u përballur me probleme shëndetësore.
Ai ka shtuar se do të jenë krenarë me luftën e UÇK-së, si dhe ka uruar që të gjithë krerët e UÇK-së të lirohen sa ma shpejt.
“Ne besojmë pa asnjë hamendësim në pafajsinë e të gjithëve dhe në pastërtinë e luftës tonë çlirimtare. Gjithashtu, ndajmë bindjen e thellë që gjykimi i tyre është i padrejtë. Ne do te jemi gjithnjë krenar me luftën e UÇK-së, ka qenë UÇK-ja ajo që na ka bërë bashkë për të fituar lirinë tonë, në këtë pikë do të mbetemi përherë bashkë dhe kjo do të mbetet e pandryshuar përgjithmonë. Uroj që të gjithë të lirohen sa më shpejt. Ditët e së ardhmës së Republikës sonë qofshin sikur pikturat e Rexhës - sa të bukura aq përmbajtjesore.”, ka shkuar ai, duke shtuar se Ushtria Çlirimtare e Kosovës do të dalë sërish fitimtare.