Sipas mediumit sllovak “Sportnet”, Kosova nuk është “kundërshtar i lehtë” për Kombëtaren e Sllovakisë në barazhin për kualifikimin në Kupën e Botës 2026. Në artikullin e publikuar pas tërheqjes së shortit, portali nënvizon se, edhe pse në pamje të parë Kosova mund të duket si rival modest, ajo ka karakteristikat për t’i sjellë probleme serioze Sllovakisë.
“Sportnet” e përshkruan Kosovën si “të shpejtë, agresive, me cilësi në posedimin e topit dhe shumë motivuar.”.
“Sportnet” përmend figura si Amir Rrahmani (mbrojtës te Napoli), Vedat Muriqi (sulmues te Mallorca), dhe Edon Zhegrova (krah te Juventus), që janë elementë me peshë në ekipin kosovar.
Sllovakët kujtojnë se Kosova ka përjetuar progres të madh gjatë viteve, në vitin 2025 ka fituar shumë ndeshje të rëndësishme dhe është bërë më konkurrente.