Mediat zvicerane gjejnë trajnerin e ri të Kosovës
Lexohet për: 1 min.
11 muaj më parë
Linku u kopjua

Sipas “20min.ch”, ish-trajneri i FC Zurich, Andre Breitenreiter është kandidati serioz për postin e trajnerit të Kombëtares së Kosovës.

Ndërsa ka spekulime se ekziston një marrëveshje mes Breitenreiter dhe Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), thuhet se bisedime serioze janë zhvilluar mes dy palëve, raporton KosovaPress.

Është e mundur që një takim do të mbahet mes Breitenreiter dhe FFK-së gjatë ditëve në vazhdim.

Ish-trajneri i disa skuadrave gjermane thuhet të jetë kandidati serioz për ta zëvendësues sllovenin Primoz Gliha, i cili ishte në krye të “Dardanëve” si trajner i përkohshëm që nga muaji shtator.

Breitenreiter është i pa punë që nga muaji shkurt, kur u shkarkua nga skuadra gjermane, Hoffenheim.

Breitenreiter ka drejtuar skuadrat e njohura si Paderborn, Hannover, Schalke dhe Hoffenheim, ndërsa në verën e vitit 2021 morri detyrën e trajnerit të Zurich, me të cilin edhe e fitoi titullin e Superligës së Zvicrës.

Breitenreiter veçse i njeh disa nga emrat e Kombëtares së Kosovës, duke përfshirë Fidan Alitin dhe Mirlind Kryeziun, të cilët ishin pjesë e skuadrës së tij te Zurich.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024